Ndeshje jashtëzakonisht e mirë në stadiumin "Sardegna Arena" në Cagliari, mes Cagliarit dhe Romës.
Romakët dolën kokulur duke pësuar humbje me rezultat 3:2 nga Cagliari në kuadër të javës së 33-të në Serie A.
Futbollistët vendas dëshmuan lojë shumë të mirë dhe arritën tre pikë domethënëse në luftë për të siguruar ekzistencën.
Për Cagliarin shënuan Lykogiannis (4r'), Marin (57'), Joao Pedro (64) dhe për Romën Perez (27') e Fazio (69').
Roma zë vendin e shtatë me 55 pikë dhe Cagliari është i 17-ti me 31 sosh.