Lirim Kastrati dhe Arian Ademi me Dinamon e Zagrebit, fitojnë derbin e madh kroat, duke e gjunjëzuar me rezultat 2:0 Hajdukun e Splitit, në takimin që u zhvillua në stadiumin në "Maksimr".
Kastrati tregoi formë të mirë dhe realizoi në minutën e 35-të, ndërsa golin e parë e shënoi Petkoviq nga penalltia në minutën e 21-të.
Kastrati dhe Ademi u paraaqitën standardë dhe u zëvendësuan në minutën e 74-të përkatësisht të 90-tën.
Dinamo kryeson me 71 pikë pas 31 jave, ka një ndeshje me pak sikurse Hajduku që renditet i 5-ti me 44 sosh dhe Osijeku është i dyti me 67.