Atletico Madridi po e rrezikon seriozisht vendin e parë pas humbjes në Bilbao me rezultat 2:1 nga Athletic Bilbao, në takimin e javës së 33-të në Spanjë.
Atletico tani është më e kërcënuar se asnjëherë më parë, pasi kryeson renditjen me 73 pikë, por ka dy pikë më shumë se Real Madridi dhe Barcelona, por kjo e fundit ka një takim me pak.
Futbollisti Berenguer në minutën e 8-të shënoi për Bilbaon dhe Saviq në atë të 77-tën për Atleticon.
Kur dukej se takimi po shkon drejt barazimit, Martinez shënon për fitoren e Bilbaos në minutën e 86-të, duke e lënë të shtangur Atleticon.
Bilbao zë vendin e 10-të me 41 pikë të mbledhura.
Trajneri i Atleticos, Diego Simeone, tani ka do ketë telashe në pesë ndeshjet e fundit, sepse diferenca është vetëm dy pikë nga rivalët e mëdhenj.