Nesër, Real Madrid do ta pres Chelsean në kuadër të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Mirëpo, yjet e Real Madridit janë të shqetësuar për referimin që do të bëhet në këtë ndeshje, duke marrë parasysh zhvillimet e fundit.
UEFA është kundër Real Madridit që nga koha kur Florentino Perez krijoi Superligën Evropiane dhe u mundua t’i përjashtojë edhe nga Liga e Kampionëve.
Për këtë arsye, sipas El Chiringuito raporton se dhoma e zhveshjes së “Los Blancos” është vërtetë e shqetësuar për këtë përballje.
Përballja mes Realit dhe Chelseas nis në ora 21:00 dhe zhvillohet në “Santiago Bernabeu”.