Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly ka rinovuar kontratën.
Bailly ka nënshkruar kontratë trevjeçare me mundësi rinovimi për një tjetër.
Lojtari ka thënë që është i lumtur me rinovimin e kontratës.
“Jam shumë i lumtur. Vendimi është diçka që nuk duhet ta mendoj, e dua klubin dhe të luaj për Unitedin. Jam gati dhe ndihem mirë. Kontrata e re është sfidë e re dhe jam i gatshëm”, theksoi ai.
Qendërmbrojtësi është pjesë e Unitedit që nga viti 2016 dhe ka arritur ta fitojë trofeun e Ligës së Evropës.