Mbyllet java e 24-të në Ligën e Parë, ja si përfundoi ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Vllaznisë

Futboll

Mbyllet java e 24-të në Ligën e Parë, ja si përfundoi ndeshja mes Ramiz Sadikut dhe Vllaznisë

Më: 26 prill 2021 Në ora: 17:05
Pamje nga ndeshja

Sot u zhvillua ndeshja e Grupit B të Ligës së Parë mes Ramiz Sadiku dhe Vllaznisë.

Në ndeshjen e fundit të javës së 24-të, Ramiz Sadiku ka shënuar fitore me rezultat 2-1.

Kryeqytetasit me këtë fitore mbesin në vendin e pestë me 32 pikë.

Në anën tjetër, Vllaznia mbetet në vendin e parafundit të Grupit B me 27 pikë të tubuara.

Në javën e ardhshme Vllaznia e pret Ulpianën e cila gjendet në pozitën e parë, ndërsa Ramiz Sadiku udhëton te Kika.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat