Pas disa negociatave, është arritur marrëveshja mes Bayern Munich dhe RB Leipzig për trajnerin Julian Nagelsmann.
Bayern Munich në ditët në vijim do konfirmoi ndërprerjen e kontratës së Flick dhe pasuesi i tij do jetë Nagelsmann.
“Bavarezët” do paguajnë 25 milionë euro për shërbimet e Nagelsmann nga Leipzig, derisa trajneri do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare që do ta mbajë në “Allianz Arena” se paku deri në vitin 2026.
Këtë e ka konfirmuar gazetari i Bild, Christian Falk.