Një episod aspak i këndshëm u regjistrua pas ndeshjes mes Portos dhe Moreirenses, e cila u mbyll me rezultatin 1-1, duke nxjerrë kështu nga gara për titull “dragonjtë”.
Situata te këta të fundit nuk është paraqitur aspak e qetë, teksa këtë e tregon mjaft mirë edhe një incident i ndodhur pas ndeshjes.
Dy kameramanë të televizionit “TVI”, u sulmuan nga një prej anëtarëve të Portos, gjatë kohës ku po transmetonin live.
Siç shihet edhe nga pamjet e siguruara, një anëtar i Portos sulmon kameramanët, duke ia u rrëzuar kamerën në tokë. Menjëherë pas kësaj ngjarje drejtuesit e Portos i kanë kërkuar ndjesë televizionit në fjalë.