Pioli: Nuk ishte një paraqitje e tmerrshme

Futboll

Pioli: Nuk ishte një paraqitje e tmerrshme

Më: 27 prill 2021 Në ora: 11:16
Pioli: Nuk ishte një paraqitje e tmerrshme

Stefano Pioli e ka me gjyqtarin. Milani i tij pësoi një humbje të thellë me shifrat 3-0 ndaj Lazios në Olimpico disfatë që e zbriti skuadrën kuqezi nga vendi i dytë i Serie A në të 5-in me Milanin që aktualisht është jashtë zonës Champions. Në analizën që i bëri sfidës ndaj bardhekaltërve Pioli nënvizoi se goli i dytë i Lazios duhej anuluar, por pavarsisht humbjes ai mbetet optimist se Milani i tij do të kualifikohet në Champions League.

“Sinqerisht nuk e kuptoj se si kjo nuk u dha si faull ndaj Calhanoglu te goli i dytë. Ai shkoi ta shihte sërish, nga përsëritja është e pamundur të thuash Leiva nuk e godet Calhanoglu dhe e humbet topin plotësisht. Ne jemi një ekip i fortë dhe duhet të reagojmë shpejt, sepse kjo është një humbje e dhimbshme, theksoi trajneri i kuqezinjëve.”

Pioli u ndal edhe te goli i tretë i pësuar nga Milani.

“Për fat të keq, goli i tretë është lloji i incidentit që po ndodh shumë kohët e fundit. Jemi të vendosur në mbrojtje dhe pësojmë. Duhet të bëjmë më mirë në mënyrë që ta përfundojmë sezonin tonë në renditjen e duhur, sepse nuk duam që të përfundojë me zhgënjim. Lojtarët janë po aq të zhgënjyer sa unë sepse ishte një ndeshje e rëndësishme.

Nuk ishte një paraqitje e tmerrshme, por duhet të bëjmë më mirë. Kjo e ndërlikon situatën, sepse ekipet e tjera po shtojnë shpejtësinë, por ne jemi akoma aty dhe duhet të kthehemi në rrugën e duhur sa më shpejt të jetë e mundur, nënvizoi Pioli”.

Për sa i përket mungesës së Zlatan Ibrahimovic trajneri i kuqezinjëve la të kuptohet se aim und të kthehet në ndeshjet e ardhshme.

“Zlatan humbi shumë ndeshje këtë sezon, për fat të keq kështu ka qenë sezoni ynë. Do të shohim gjatë ditëve të ardhshme nëse ai është në dispozicion për ndeshjen me Beneventon. Siç ndodh shpesh në këto ndeshje, kundërshtarët tanë dolën më mirë në momentet vendimtare”, shtoi në fund Pioli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat