Tirana do të presë ditën e nesërme në stadiumin Selman Stermasi, Vllazninë.
Bardheblutë janë të motivuar për të vazhduar në rrugën e sukseseve pas triumfit me Teutën në ndeshjen e fundit.
Aktualisht, distanca e kryeqytetasve me kreun, ku është Vllaznia me Partizanin, është shtatë pikë, teksa kanë mbetur edhe shtatë ndeshje për t’u luajtur.
Ndërkohë, për nesër trajneri Orges Shehi do të vuajë mungesën e një titullari shumë të rëndësishëm siç është Agustin Torasa.
Argjentinasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe në këtë formë nuk mund të kontribuojë në fushë për Tiranën. Pritet që vendin e tij ta marrë Halili, ndërsa pjesa tjetër e ofensivës nuk pritet të ketë lëvizje me Kale dhe Seferin.