Superliga e Kosovës nuk ndalet as në mesjavë.
Duele interesante zhvillohen për luftën e kreut të tabelës, por edhe për mbijetesë.
Sot nis edhe java e 31-të me ndeshjen Feronikeli – Arbëria, duel ky që do të zhvillohet në stadiumin “Rexhep Rexhepi”, në Drenas.
Të dy skuadrat po e kërkojnë fitoren, pasi ndodhe në zonën e rrezikut për rënie nga elita.
Në kompanitë e bastëve favorizohen industrialistët me koficient 1.43, ndërsa triumfi i skuadrës dobraje kuotohet me 6.80. Kurse barazimi ka kuotën 4.24.
Ky takim zhvillohet nga ora 15:00.