Momenti i tij është, me thënë të paktën, mjaft delikat si në nivelin personal, ashtu edhe ekipor. Megjithatë, Cristiano Ronaldo nuk ka frikë dhe nuk kërkon justifikime, i vetëdijshëm se shumë më shumë po kërkohet prej tij dhe Juventusit.
Kampioni portugez, pa gol në tri ndeshjet e fundit të luajtura, “bëhet i gjallë” përmes rrjeteve sociale, me një mesazh jo shumë të koduar: “Suksesi vjen kur ëndrrat janë më të mëdha se justifikimet tuaja”.
Të gjitha këto fjalë janë shoqëruar nga dy “emoji” dhe një foto rastësore e tij jashtë fushës.
Juventusi tani pret që Cristiano të bëjë përsëri Ronaldon në drejtkëndëshin jeshil. Për më tepër, CR7 nuk ishte i vetmi mesazh social i ditës nga Juventusi, pasi Buffon gjithashtu donte të inkurajonte mjedisin bardhezi, duke postuar foton e përqafimit të grupit pas golit të Morata në Firence: “Le ta fillojmë përsëri nga këtu. Gjithmonë, forca Juve”.
Përveç kualifikimit për në Ligën e Kampionëve të ardhshme, nga ana tjetër, Cristiano Ronaldo po ndjek edhe titullin e golashënuesit më të mire të Serie A, që do ta fitonte për herë të parë qysh kur ka zbarkuar në Itali. Edhe një qëllim tjetër i një karriere tashmë të suksesshme.