E ardhmja e futbollistit të Kosovës, Benjamin Kololli duket se nuk është më tek skuadra e FC Zurichut, shkruan Insporti.
Kolollit i skadon kontrata në fund të sezonit dhe mediat zvicerane raportonë se lojtari nuk do rinovojë kontratë.
Sipas raportimeve, Kololli të rikthehet te Lausanne, skuadër nga e cila është larguar në verën e vitit 2018.
Ndryshe, Kololli këtë edicion ka bërë 18 paraqitje duke regjistruar pesë gola dhe katër asistime.