Para ndeshjes mes Paris Saint-Germain dhe Manchester City, Neymar foli në konferencën për media.
Mes tjerash, ylli brazilian u pyet edhe për të ardhmen e tij, e cila ende mbetet një pikëpyetje.
Ai tha se ndihet mirë në PSG, madje më mirë se sezonet e kaluara.
“Unë tashmë kam thënë që ndihem i lumtur këtu në PSG, shumë më mirë se në sezonet e mëparshme. Unë ende kam kohë dhe ne do të bëjmë më të mirën për të gjithë” – u shpreh Neymar.
Ai është gjithashtu i lidhur me një rikthim në “Camp Nou”, megjithatë duhet të presim verën për të kuptuar vendimin e futbollistit brazilian.