Hysaj qëndron në Serie A

Futboll

Hysaj qëndron në Serie A

Më: 27 prill 2021 Në ora: 14:48
Hysaj qëndron në Serie A

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli në fund të sezonit dhe kjo tashmë është e sigurt.

Mbrojtësit shkodran i përfundon kontrata me të kaltrit dhe pas 30 qershorit del lojtar i lirë, teksa ka qenë vetë agjenti i lojtarit, i cili ka thënë se në fund të sezonit do të largohet.

Prej kohësh është folur për një interesim të Milanit, por nuk janë vetëm kuqezinjtë alternativa e vetme. Së fundmi në Itali thuhet se trajneri Mauricio Sarri është shumë afër stolit të Romës dhe në rast se kjo realizohet, atëherë mund të kërkojë ta marrë shqiptarin përsëri nën urdhrat e tij, njëjtë siç bëri kur kaloi nga Empoli te Napoli.

Gjithashtu ekziston edhe mundësia për të kaluar te Fiorentina, aty ku thuhet se trajneri i ardhshëm mund të jetë ai aktual i Napolit, Xhenaro Gatuzo. Ky i fundit i ka dhënë minuta Hysajt këtë sezon dhe mund të tentojë ta marrë edhe te Fiorentina, në rast se gjithçka realizohet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat