Dortmund është në qendër të sulmeve të merkatos nga klubet e mëdha.
Krahas Sancho dhe Haaland, drejtuesit duhet t’u rezistojnë edhe ofertave tepër joshëse nga Premier League për talentin Bellingham.
Mesfushori 17-vjeçar vetëm në sezonin e tij të parë me Dortmund ka luajtur 27 ndeshje, jo të gjitha si titullar por ka impresionuar gjithmonë ndërsa ka marrë edhe elozhet e Guardiolës.
Pikërisht Manchester City dhe Chelsea duan ta blejnë për sezonin e ardhshëm por Dortmundi e konsideron të pashitshëm lojtarin anglez.