Kombëtaret ankoheshin për lodhje, UEFA merr vendimin e madh në prag të Kampionatit Europian!
Sipas gazetës angleze “Times”, raportohet se Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur të rrisë numrin e lojtarëve të pranishëm në skuadrat në prag të Kampionatit Europian.
Ndryshimi parashikon të përfshihen 26 lojtarë nga 23 që janë aktualisht dhe ky do të ishte bonus për ekipet, pasi do tu jepte mundësi zgjedhje dhe freski ekipeve. Ky vendim vjen si pasoje e planit të masave ndaj Covid-19 sipas UEFa-s.
Gazeta pretendon se zyrtarizimi do të vijë së shpejti dhe vendimi është pritur mjaft mirë nga kombëtaret pjesëmarrëse.