PSG para sfidës së madhe

Futboll

PSG para sfidës së madhe

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:39
PSG para sfidës së madhe

Trajneri i PSG-së, Maurizio Pochettino ka folur në konferencën për media para ndeshjes së parë gjysmëfinale ndaj Manchester Cityt.

Ai e vlerësoi lart ekipin e Guardiolas, teksa tha se do të jetë më vështirë sesa ndaj Bayern Munichut.

“Të them të drejtën, nesër do të jetë më vështirë sesa kundër Bayernit”, ka thënë Pochettino.

Paris Saint-Germain e eliminoi Bayernin në fazën çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Ndeshja mes PSG-së dhe Manchester Cityt luhet nesër me fillim nga ora 21:00 në “Parc des Princes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat