Nesër zhvillohet java e 31-të dhe Prishtina përball ka skuadrën e cila sivjet i ka shkaktuar skuadrës një humbje dhe e cila po lufton për t’i ikur pjesës së poshtme të tabelës.
"Duke parë edhe rivalitetin ndërmjet dy skuadrave, Prishtina nuk do ta ketë aspak lehtë. Por, e mobilizuar dhe me përqendrim maksimal, skuadra nuk ka rrugë tjetër përveç fitores dhe tre pikëve të reja. Sidomos tani kur dallimi me kreun e tabelës është vetëm një pikë.
Skuadra ka dy-tre pengesa në formacion, por rikthimi i sulmuesit John, ka rritur sërish konkurrencën në skuadër, sidomos në vijën e saj të sulmit.
Përndryshe, dy skuadrat në këtë edicion janë ndeshur tre herë, Trepça ’89 ka fituar ndeshjen e parë në “Riza Lushta” 1:0, kurse dy të tjerat ka fituar Prishtina, në “Fadil Vokrri” 4:2 dhe në “Riza Lushta” 2:1", shkruan në faqen e FC Prishtina.
Java XXXI
Prishtina – Trepça ‘89
E mërkurë, 28 prill – ora: 15.00
Stadiumi: “Fadil Vokrri”
Gjyqtarë: D. Çaka, E. Zeqiri, E. Bicaj, B. Ajeti.