Bayern Munich, Salihamidzic: Tani do të argëtohemi, jam i sigurt

Futboll

Bayern Munich, Salihamidzic: Tani do të argëtohemi, jam i sigurt

Më: 27 prill 2021 Në ora: 17:50
Hasan Salihamidzic

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka komentuar marrëveshjen e arritur nga klubi me trajnerin Julian Nagelsmann:

“Negociatat me Julian kanë qenë shumë bashkëpunuese edhe konstruktive. Do të argëtohemi shumë me të, jam i sigurt”, ka thënë Salihamidzic.

“Dua të falënderoj Hansi Flick. Me atë kemi festuar fitore të shumta, triplete e 2020-ës ka qenë momenti më i rëndësishëm.

Këto suksese do të mbeten të lidhur me emrin e tij, i uroj më të mirën për të ardhmen”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat