Kosova do t’i luajë katër miqësore në qershor, konfirmohen edhe dy të tjera

Futboll

Kosova do t’i luajë katër miqësore në qershor, konfirmohen edhe dy të tjera

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:03
Kosova do t’i luajë katër miqësore në qershor, konfirmohen edhe dy të tjera

Federata e Futbollit të Kosovës ka konfirmuar të martën se Kosova në qershor do t’i luajë katër ndeshje miqësore.

Këto dy ndeshje do të luhen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërkohë dy ndeshje tjera të Kosovës janë në një kamp përgatitor në Antalya të Turqisë.

Kundërshtarë do të jenë përfaqësuesja e Komorosit dhe ajo e Gambisë. Janë këto dy përfaqësuese afrikane.

Por Kosovën në këto miqësore do ta përfaqësojnë kryesisht lojtarë të Superligës, pra ekipi B.

“Më 5 qershor Kombëtarja A e përbërë kryesisht me futbollistë të Superligës, udhëton në Antalya për një kamp disa ditorë dhe në program do të ketë zhvillimin e dy ndeshjeve miqësore me Kombëtaren e Komorosit dhe të Gambisë”, ka njoftuar FFK-ja.

Një kamp të tillë FFK me lojtarë kryesisht të Superligës e kishte mbajtur edhe në fillim të vitit 2020 në Katar, ku kishte luajtur miqësore me Suedinë, që po ashtu ishte paraqitur me lojtarë të ekipit B.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat