Ja çfarë tha Duro para se shefi i sigurisë së Feronikelit t’ia ndërpriste intervistën

Futboll

Ja çfarë tha Duro para se shefi i sigurisë së Feronikelit t’ia ndërpriste intervistën

Më: 27 prill 2021 Në ora: 18:10
Pamje nga ndeshja

Sot u zhvillua ndeshja hapëse e xhiros së 31-të në Superligën e Kosovës.

Feronikeli u mposht nga Arbëria në shtëpi, me rezultatin 0-1.

Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Kreshnik Bahtiri i cili u asistua Për mrekulli nga Agon Llugiqi.

Pas ndeshjes është deklaruar edhe kryetrajneri i Feronikelit, Klodian Duro, i cili në fund u pengua nga një anëtar i klubit i cili është shef i sigurisë.

“Bëmë gjithçka për të shkuar drejt fitores, provuam gjithcka. Nëse nuk arrin të shënosh do të pësosh. Do të duhej të bënim më tepër. Kur nuk arrin të shënoi bëhet më e vështirë. Superliga është me 10 ekipe dhe janë lojtarët më të mirë, me këtë fitore skuadra e Arbërisë nuk na ka kaluar, do të jetë një luftë e madhe deri në fund”, ka thënë Duro

Pas këtyre fjalëve në transmentin ka reaguar një person i cili u prezantua si shef i sigurisë.

“Me u kane si Duro një sekond nuk kisha nejt në Drenas. Me situatën e krijuar në klub, Duro nuk ka cfarë të lyp këtu”, ka thënë Adem Bucolli i “Niklit”.

Arbëria ndodhet edhe më tutje në zonën e rrezikshme në vendin e nëntë me 33 pikë të mbledhura, kurse Feronikeli rrezikon seriozisht mbijetesën pasi që ka vetëm dy pikë më shumë se Arbëria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat