Edi Martini, trajneri i Teutës, u shpreh i bindur në suksesin ndaj Kukësit, pavarësisht se “Djemtë e Detit” vijnë pas humbjes së papritur me Tirana.
“Kam besim para ndeshjes me Kukësin, që është shumë e rëndësishme për pikët. Rivali është ekip i mirë, ka lojtarë cilësorë dhe do të jetë një ndeshje e vështirë. Gjithsesi ne jemi të përgatitur, kemi punuar edhe psikologjikisht. Dy ditë kohë kishim, nuk mund të bësh gjëra të mëdha.
Ne do bëjmë punën tonë, çdo gjë varet nga këmbët tona. E kam thënë edhe më parë që nuk na interesojnë rezultatet e rivalëve, janë shumë ndeshje në lojë. Duhet të shohim hapat tona.”
Rotacioni: “Kur ke ndeshje të ngjeshura duhet të bësh rotacion, pasi ndihet lodhja. Të dy lojtarët, Gruda e Krasniqi, janë të rëndësishëm për ne.
Kukësi, pa objektiva: “Nuk e bën më të lehtë. Ata kanë treguar që janë ekip i mirë, pavarësisht humbjes së fundit 4-0 me Partizanin. Nuk kanë stres dhe presion, ndaj nuk e shoh favor këtë gjë. Diferencën besoj se do e bëjë ana psikologjike.