Trajneri Rui Sampaio duket se është në fije të perit. Pas humbjes me Elbasanin, pozitat e portugezit janë lëkundur ndjeshëm.
Duke qenë se mendohet tashmë për sezonin e ardhshëm, këto ditë, në klubin kuqezi po diskutohet që të rikthejnë Dritan Resulin në krye të pankinës, të paktën në këto ndeshje të mbetura të Kategorisë së Parë.
Emërimi i Resulit në krye të ekipit U-17 të Flamurtarit duket se është një trampolinë për t’ia ribesuar ekipin e parë, shkruan vipsport.
Flamurtari ka në ekip shumë lojtarë të rinj, ndërsa pak ditë më parë u diskutua që të ulej një tjetër ish-lojtar shumë i njohur në Vlorë dhe në Shqipëri, siç edhe është Fjodor Xhafa, por që duket se ka dashur që të jetë më afër ekipeve të moshave...