Mahrez: Nuk kemi yje të mëdhenj si Messi e Ronaldo

Futboll

Mahrez: Nuk kemi yje të mëdhenj si Messi e Ronaldo

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:51
Mahrez: Nuk kemi yje të mëdhenj si Messi e Ronaldo

Riyad Mahrez është gati për sfidën mes Manchester City dhe Paris Saint Germain në Ligën e Kampionëve.

Ai tha se e veçanta e ekipit të Pep Guardiolës është se luajnë si ekip, duke mos u varur nga individë, siç për shumë vite janë varur ekipe nga Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.

Reali pa Hazardin dhe pa Asension kundër Chelseat, Zidane preferon skemën e re

Mbrëmjen e nesërme në Paris luhet gjysmëfinalja e parë e Champions League mes PSG dhe Manchester City.

“Kur zbresim në fushë, ne jemi gati. Champions League është trofeu që po na mungon”, u shpreh ai.

“Në Evropë nuk ka asgjë më prestigjioze se të fitosh Champions League. Më e rëndësishmja është ndeshja e nesërme, do bëjmë gjithçka për të fituar. Gjithmonë kam thënë se të gjithë këtu janë lojtarë të nivelit të lartë”.

“Nuk kemi yje të mëdhenj si Messi e Ronaldo, por të gjithë këtu mund të bëjnë diferencën”, shtoi ai mes tjerash.

Mahrez foli edhe për të ardhmen.

Mahrez nuk është se është titullar i padiskutueshëm te Man City, megjithatë luan ndeshje të konsiderueshme dhe shumë shpesh të rëndësishme, qoftë si titullar, ashtu edhe si zëvendësues.

Ai ka kontratë me Cityn deri më 2023.

“Të ardhmen nuk e kam menduar, e dua ekipin dhe qytetin. Të shohim”, u përgjigj ai.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat