​Real Madrid-Chelsea, formacionet zyrtare

Futboll

​Real Madrid-Chelsea, formacionet zyrtare

Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:56
​Real Madrid-Chelsea

Me fillim nga ora 21:00, do të zhvillohet derbi mes Real Madridit dhe Chelseat, ndeshje kjo e vlefshme për gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

“Galaktikët” ndeshjen e parë do ta zhvillojnë si vendas kundër “Bluve” të Londrës, në stadiumin “Alfredo Di Stefano”.

Të dy skuadrat do të kenë mungesa në këtë ndeshje, ku Zinedine Zidane nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Lucas, Mendy, Ramos dhe Valverde, kurse për skuadrën e Tuchel nuk do të paraqitet mesfushori kroat, Mateo Kovacic.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid (3-5-2): Courtois; Militao, Varane, Nacho; Carvajal, Kroos, Casemiro, Modric, Marcelo; Benzema, Vinicius Jr.

Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Christensen, Silva, Rüdiger; Azpilicueta, Kanté, Jorginho, Chilwell; Mount, Pulisic; Werner 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat