Gjetja ideale e Malagës në kontratën e Keidi Bares, fiton para se arrin suksesin Espanjoli!
Keidi Bare është kthyer në lojtarin kyç të Espanjolit duke shkëlqyer në La Liga 2.
Tashmë është vetëm çështje kohe që mesfushori shqiptar të zyrtarizohet matematikisht në elitën e futbollit spanjoll.
Kjo do të gëzojë jo vetëm Espanjolin dhe lojtarin, por edhe Malagën. Sipas asaj që raporton “Diario Sur”, Malaga do të fitojë 1 milionë euro nëse Espanjoli kalon në La Liga pasi kjo ishte kontrata e vendosur në transferimin e Keidi Bares.