Ylli francez në mesin e më të mirëve në histori të kësaj gare.
Sulmuesi i Real Madridi me golin e tij kundër Chelseat, ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve duke shënuar gjithsej 71 gola,.
Karim Benzema shënoi golin e barazimit në minutën e 29’ në ndeshjen e parë të gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve.
Ky ishte goli i 71 i francezit në histori të kësaj gare, ku vetëm Lewandowski me 73 gola, Messi me 119 sosh dhe Ronaldo me 134 kanë arritur të shënojnë më shumë gola.