Ish portieri i njohur i disa skuadrave dhe kombëtares “Dardane”, Granit Kolshi është kërcënuar nga disa persona pas deklaratave të tij të fundit në lidhje me kurdisjet në futbollin e Kosovës.
Kolshi është i pari që ka dalur haptazi dhe ka treguar për kurdisjen e një ndeshje të futbollit, kur para disa viteve kishte deklaruar se ndeshja e vitit 2010 mes Fushë Kosovës dhe Ulpianës ishte e kurdisur.
Së fundmi, Kolshi ka folur sërish për pretendimet për kurdisje aktualisht në futbollin në emisionin “Sporti në KTV”.
E pas deklaratave të fundit, Kolshi zbulon se është kërcënuar nga disa persona.
“Jam kërcënuar nga disa persona në ‘Facebook’, pse kam folur për kurdisje dhe jam i kërcënuar”, tha fillimisht Kolshi.
“Mua nuk më frikësojnë kërcënimet, më rrisin forcën për të qenë zë i fuqishëm ndaj çdo parregullësie”, përfundoi ai.