Superliga e Kosovës vazhdon edhe sot (e mërkurë), ku ka në program javën e 31-të.
Prishtina është nikoqire e Trepçës ’89 në këtë javë.
Skuadra kryeqytetase po kalon një formë mjaft të mirë, ku në pesë ndeshjet e fundit i ka tri fitore, një barazim dhe një humbje.
Në anën tjetër, Mitrovicasit kanë rënie në lojën e tyre në pesë ndeshjet e fundit, duke e fituar vetëm një dhe humbur katër ndeshje.
Në pesë përballjet e fundit direkte mes këtyre dy skuadrave, Prishtina ka bilanc më të mirë duke i renditur tri fitore dhe dy fitore kanë mysafirët.