Ish-futbollisti i Napolit, Dario Marcolin, ka ngritur së tepërmi figurën e Elseid Hysajt.
Nisur nga performancat e fundit të mbrojtësit shkodran që kanë qenë të nivelit të lartë dhe duke justifikuar besimin e Gatuzos, Marcolin është shprehur se ekipi i ri që do të nënshkruajë me Hysajn do të bëjë pazar të mirë.
“Hysaj? Kush e merr atë në një transferim falas bën një pazar të mirë për moshën e tij.
Unë nuk do ta humbja atë, mbetet për të parë se kush do të jetë trajneri i ardhshëm i Napolit për të vendosur gjithashtu të ardhmen e Hysaj”, tha Marcolin.