Në Paris të Francës do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë e Ligës së Kampionëve. Paris Sen Zhermeni është nikoqir i Mançester Sitit, në ndeshjen e parë të gjysmëfinales të garës më interesante në Evropë.
Një duel mes dy klubeve që kanë shpenzuar shumë në vitet e fundit që të jenë në këtë pozitë.
Pritet ndeshje spekakolare, pasi të dy skuadrat njihen për lojën e tyre të bukur dhe sulmuese.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Parku i Princërve” dhe do të drejtohet nga gjyqtari gjerman Feliks Bryh.