Çështja e stadiumit në Milano

Futboll

Çështja e stadiumit në Milano

Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:21
Çështja e stadiumit në Milano

Stiven Zhang, president i Interit, është pranë zbarkimit në Milano. Kështu kanë filtruar lajmet nga Kina, ku ndodhet që nga vjeshta e kaluar, për të vizituar skuadrën ditën pasardhëse, të asistojë të shtunën në Milano sfidën ndaj Krotones dhe në rast fitoreje të priste Atalantën të dielën pasdite edhe për të festuar titullin.

Rast do të ketë edhe për një diskutim me kryebashkiakun e Milanos, Xhuzepe Salën, lidhur me çështjen e stadiumit. Ky i fundit, i cili gjithashtu prej disa kohësh pret mbërritjen e Zhangut, dje ka ripropozuar problemin me të tjera tone krahasuar nga hera e fundit: “Nëse pronësia e Interit vjen e më thotë që do të mbajë kontrollin e klubit për tri vite të tjera, nuk kam probleme. Unë pres qartësime.

Këtë e kërkoj sepse mes nesh ka një partneritet. Nga rrjetet sociale pata agresione mbi çdo logjikë kur kërkova qartësime mbi këtë pikë. Nuk jemi kundër realizimit të stadiumit sepse përndryshe nuk do të kishim ardhur deri këtu”. Impianti i ri do të ketë përreth zona të gjelbra dhe hapësira për “shopping”, me kostot totale që parashikohen rreth 650 milionë euro.

SHITJA E KUOTAVE – Vazhdojnë bisedimet mes “Suning”-ut dhe “Bain Capital Credit”, sipas një raportimi të bërë edhe dje nga Sole 24 Ore”, për një huazim prej 270 milionë eurosh. Një shifër më e lartë krahasuar me 200-250 që pritej. Po sistemohen copëzat e fundit të një “arkitekture komplekse financiare”. Ndërkohë, qëndrojnë në vëzhgim edhe “Oaktree” (që do të preferonte dhënien e një borxhi prej 150 milionësh) dhe “Fortress” (si “Bain” është gati për një shifër më të lartë).

“Oaktree” është edhe një nga subjektet më të ekspozuara kundrejt detyrimeve prej 375 milionësh të klubeve në skadencë në vitin 2022. Më tej do të likuidohet “Lion Rock”, ortaku aktual, kështu që kolosi nga Nankini të ngjitet sërish në 100% të kuotave. Në një fazë të dytë mund t’i rishiten një investitori minorancë aksionesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat