Oriola Marashi është një nga vajzat më tërheqëse të showbizit në vendin tonë, si dhe një modele e kërkuar nga shumë kompani veshjes.
Bukuroshja momentalisht është në një lidhje me futbollistin Eros Grezda, pjesë e kombëtares shqiptare më parë, dhe nga sa flitet e shkruhet gjërat mes tyre janë serioze.
Oriola, sic ndodh zakonisht, poston foto në rrjetet sociale dhe sigurisht komentet pozitive dhe komplimentet zënë vendin kryesore.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/28/auto_nat11619607091.jpg)
Veç ndjekësve, ka edhe persona të famshëm që i thurin elozhe modeles bukuroshe. Së fundmi i ka shkuar edhe ish e dashura e Neymar, Natalia Barulich, shkruan abcnews.
“Perfeksion”, shkruan 29-vjeçarja amerikane, me baba kubanez dhe mama nga Kroacia.
Natalia, veçse modele, ka kënduar dhe ka qenë Deejay, si dhe njihet edhe për lidhjen e saj me këngëtarin e njohur Maluma.