Amerikani Jesse Marsch i Salzburgut dhe austriaku Oliver Glasner aktualisht trajneri i Wolfsburgut janë dy kandidatët kryesorë për të pasuar Julian Nagelsmann në stolin e Leipzig.
Lajmi jepet nga gazeta gjermane Kicker, e cila shkruan se për 48-vjeçarin Marsch po lobon fort pjesa e drejtuesve më të lartë të klubit që përveç Leipzig ka në pronësi edhe Red Bull Salzburg.
Marsch e njeh mirë skuadrën pasi ka qenë zëvendësi i Ralf Ragnick në stolin e Lepzig gjatë periudhës që gjermani ishte trajner i parë.
Më pak shanse ka Mauricio Pellegrino edhe pse argjentinasi ka më shumë eksperiencë ndërkombëtare.