Koeman: Shpresoj që Messi të qëndrojë, duhet të fitojmë çdo ndeshje për La Liga-n

Futboll

Koeman: Shpresoj që Messi të qëndrojë, duhet të fitojmë çdo ndeshje për La Liga-n

Më: 28 prill 2021 Në ora: 14:00
Koeman: Shpresoj që Messi të qëndrojë, duhet të fitojmë çdo ndeshje për La Liga-n

Trajneri i Barcelonës, Ronald Keoman është deklaruar në konferencë për shtyp për ndeshjen e radhës.

Blaugranasit kanë mundësinë e artë që me fitore ndaj Granadas të marrin kreun e La Liga-s.

Koeman në konferencë tha se duhet të fitojnë çdo ndeshje për të fituar La Liga-n.

“Është betejë mes katër skuadrave, është e sigurt se kush do që e fiton ligën, duhet të fitojë çdo ndeshje”.

“Për çdo futbollist është e rëndësishme dhe e bukur, shpresoj që të jemi me tifozë në ndeshjet e fundit”.

“Nuk ka ndeshje të lehtë, ne shikojmë ndeshje pas ndeshje. Ende nuk jemi duke prirë në ligë”, tha fillimisht ai.

Tutje, tekniku holandez u shpreh se shpreson që Messi të rinovojë kontratën, derisa lavdëroi Griezmannin.

“Griezmann është fëmijë që e dua, lojtar i skuadrës, punon dhe stërvitet shumë. Ishte i pafat”.

“Se pari nuk e di nëse raportimet janë të vërteta. Shpresoj që Leo të qëndrojë me ne sepse ka qenë këtu gjithë jetën e tij, por është vendimi i tij. Ajo që më shqetëson është ndeshja e nesërme”, vazhdoi ai.

Në fund, lidhur me transferimet e fundit, Koeman shpjegoi se ana financiare mund t’iu nxjerrë probleme.

“Me Ramos Planes dhe Mate Aemany ne vendosim çfarë është më e mira për skuadrën, por ana financiare është pyetje për presidentin”, përfundoi Koeman.

Sfida mes Barcelones dhe Granadas zhvillohet në “Camp Nou”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat