Kampioni i ri i Maqedonisë së Veriut, Shkëndija nga Tetova, kthehet me tre pikë nga Shkupi, duke e gjunjëzuar me rezultat 5:3 Rabotniçkin, në takimin e vlefshëm të javës së 30-të.
Ndeshje e mirë e me tetë gola, ndërsa kampioni i ri kthehet duarplot për në Tetovë.
Për Shkëndijen shënuan Da Silva (19’), Hebaj (42’), Nafiu (82’), Alimi (86’), B. Ibraimi (90+3’) dhe për Rabotniçkin Stankovski (2’) e Gjurgjeviq (69’), Jevtoski (89’).
Shkëndija kryeson me 71 pikë dhe Rabotniçki zë pozitën e 5-të me 41 sosh.
Kampionati i Maqedonisë së Veriut
Rabotniçki - Shkëndija 3:5
Struga Trim Lum – Shkupi 0:0
Akad. Pandev - Renova 1:1
Makedonija GP – Pelisteri 3:0
Boreci - Vardari 2:0
Bellasica - Sileksi 1:3
Tabela
1.Shkendija 30 21 8 1 64:20 71
2. Shkupi 30 16 8 6 40:23 56
3. Makedonija GP 30 15 6 9 48:39 51
4. Struga Trim & Lum 30 12 12 6 35:24 48
5. Rabotniçki 30 9 14 7 38:36 41
6. Pelisteri 30 10 8 12 29:37 38
7. Boreci 30 10 6 14 28:32 36
8. Sileksi 30 10 5 15 47:40 35
9. Akademija Pandev 30 10 5 15 26:32 35
10. Renova 30 7 11 12 32:42 32
11. Vardari 30 7 10 13 31:54 31
12. Bellasica 30 4 5 21 22:61 17
Në javën e ardhshme do të takohen: Pelisteri - A. Pandev, Renova - Bellasica, Shkëndija - Struga TL, Shkupi - Makedonija GP, Sileksi - Boreci dhe Vardari - Rabotniçki.