Kanë përfunduar pjesët e para të ndeshjeve të Superligës së Kosovës së xhiros së 31’të.
Në Brestovik, Besa ka shkuar në pushim me avantazh ndaj Dritës.
Golin e parë në këtë duel e ka shënuar Ardit Tahiri në minutën e 19’të të sfidës.
Poashtu edhe skuadra e Ballkanit ka shkuar në pushim me avantazh minimal 1-0, me golin e Blendi Baftiut. Në këtë duel, Kushtrim Gashi dhe Ahmed Januzi u ndëshkuan me karton të kuq, pas një përleshje masive.
Në dy duelet tjera, Prishtina – Trepça 89′ dhe Gjilani – Drenica nuk kishte gola.