Ballkani nga Theranda ka fituar takimin me rezultat 1:0 ndaj Llapit nga Podujeva dhe e ruan pozitën e parë në elitën e futbollit të Kosovës.
Ndeshje me rivalitet e me tensione të mëdha mes këtyre skuadrave, ku pikët mbeten në Therandë.
Në minutën e 31-të, Blend Baftiu shënoi për fitoren e Ballkanit.
Në minutën e 35-të, Arbnor Ramadani, ndërhynë në mënyrë të palejuar ndaj Kushtrim Gashit, ndërkohë ndodhi një tollovi mes futbollistëve dhe për fat të mirë gjakrat qetësohen.
“Nuk e dimë a jemi në Suharekë apo ku tjetër?
Ky është turpi i vitit 2021, turpi i futbollit!
Sulmohen zyrtarët dhe futbollistët e Llapit, ka presion të vazhdueshëm nga shikuesit jashtë stadiumit që kalojnë mbi 300 të pranishëm!” ankohet Llapi.
Në minutën e 73-të, shtylla ia mohon golin Llapit.
Në fund të takimit, tensione në fushë, trajneri llapjan Tahir Batatina shumë i nervozuar, kërkon penallti.
Ballkani kryeson me 67 pikë dhe Llapi është i pesti me 39 sosh pas 31 jave në elitën e futbollit të Kosovës.
Kampionati i Kosovës
Ballkani-Llapi 1:0
Besa-Drita 1:1
Prishtina-Trepça '89 3:1
Gjilani-Drenica 0:0
Feronikeli-Arbëria 0:1
Tabela
1. Ballkani 31 21 4 6 66:32 67
2. Prishtina 31 20 6 5 53:19 66
3. Drita 31 19 8 4 49:25 65
4. Gjilani 31 11 11 9 30:29 44
5. Llapi 31 12 3 16 42:45 39
6. Feronikeli 31 8 11 12 35:29 35
7. Drenica 31 8 11 12 26:39 35
8. Trepça ’89 31 10 5 16 30:44 35
9. Arbëria 31 9 6 16 32:47 33
10. Besa 31 2 5 24 24:78 11