Antonio Conte kërkon sulmuesin e Manchester Cityt
Antonio Conte më afër se kurr titullit të parë në 10 vitet e fundit me skuadrën e Inter. Titull që mund të zyrtarizohet gjatë ditëve të ardhshme.
Kështu, për t’i bërë një dhuratë teknikut të tyre që po i rikthen në majën e Serisë A, drejtuesit zikaltër janë të gatshëm të bëjnë përpjekjen e tyre për t’i bërë një dhuratë.
Fjala është për sulmuesin argjentinas Sergio Aguero, që i skadon kontrata gjatë këtij viti dhe do të largohet me parametër zero.