Thierry Henry dhe Alan Shearer janë bërë pjesë e Hall of Fame të Premier League për arsye sportive. Të dy kanë bërë historinë e kampionatit anglez duke u dalluar mes shumë kampionëve të tjerë për gola, fitore dhe shumë gjërave të tjera.
Megjithatë, mes protagonistëve të tjerë të Premier League nuk ka patur vetëm simbole për sa i takon cilësive si futbollistë, por edhe simbole të stilit, personalitetit dhe të disa veprimeve në limit të normales.
Kështu, gjatë podcast-it të Match of the Day, Shearer, Lineker dhe Micah Richard s janë argëtuar duke bërë një renditje të 10 lojtarëve më të veçantë të Premier League.
1 – Eric Cantona (Leeds, Manchester United);
2 – Matthew Le Tissier (Southampton);
3 – Paul Gascoigne (Newcastle, Tottenham);
4 – Ole Gunnar Solskjaer (Manchester United);
5 – Paolo Di Canio (West Ham United);
6 – Jay-Jay Okocha (Bolton);
7 – Mario Balotelli (Manchester City, Liverpool);
8 – Chris Waddle (Newcastle, Tottenham, Sheffield);
9 – David Ginola (Newcastle, Tottenham);
10 – Faustino Asprilla (Newcastle).
Micah Richards ka thënë për Mario Balotelli-n: “Nuk dua të flas për të sepse luan akoma. Por ajo fanellë te City “Why always me?”, e mbaj mend akoma. Po flasim për një njeri që ka ndezur fishekzjarrë në shtëpi dhe ka djegur banesën e tij. Ishte i çmendur, por në kuptimin e mirë. Ishte 18 vjeç dhe po bënte shaka”.