Janë mbyllur katër takimet e ditës së sotme të javës së 31-të në Superligën e Kosovës në futboll, raporton Insporti.
Ballkani ka triumfuar ndaj Llapit (1-0), në një takimi jashtëzakonisht të tensionuar, ku pati tre kartona të kuq, duke bërë që takimi të ndërpritet për një periudhë në pjesën e parë.
I ashpër ishte reagimi i trajnerit të Llapit, Tahiri Batatina, i cili deklaroi se gjyqtari i takimit ia dhurojë sot fitoren Ballkanit.
“Nuk na mposhti Ballkani, na mposhtën gjyqtarët. E vetmja mundësi ishte largimi i Januzit nga ndeshja. Dominuam Ballkanin në çdo aspekt. Anësori thojke është faul, ndërkohë kryesori thoshte jo që ishte larg. Besforti ndikoi direkt në referim. Mendoj që ekzistojë penalltia e cila nuk u dha. Në çdo aspekt e kemi merituar fitoren. Besfortit ia uroj tri pikët që i ka fituar sot Ballkani” – përfundoi ai.
Me këtë fitore, Ballkani është ngritur në kuotën e 67 pikëve dhe ndodhet në krye të tabelës me dy pikë më shumë se përcjellësi i parë, Drita.
Llapi, në anën tjetër, numëron 39 pikë dhe gjendet në vend të pestë, me gjashtë pikë larg zonës së rrezikut për rënie nga elita.