Ballkani e ka fituar derbin e javës së 31-të ndaj Llapit, duke vazhduar kështu edhe kryesimin në tabelë.
Ndeshja e zhvilluar sot në stadiumin e qytetit në Suharekës përfundoi me rezultatin 1-0.
Golin e vetëm dhe të tre pikëve për vendasit e shënoi Blend Baftiu.
Pas ndeshjes, tifogrupi i Ballkanit “Xhebrailat” janë tallur me trajnerin e Llapit, Tahir Batatinën, përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare.
"Xhamadani vija vija,
Tahir Batatina pa 3 pike shkon te shpija" - kanë shkruar tifozët e Ballkanit.