Sipas raporteve nga shumë media në Itali, Milani mund ta shkarkojë trajnerin Andrea Pioli nëse kjo skuadër nuk siguron njërën nga vendet që dërgon në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm.
“Rossonerët” kanë pikë të barabarta me Juventusin dhe Napolin po momentalisht janë jashtë top katërshes për shkak të dallimit në gola.
Sipas “La Gazetta dello Sport” dhe “Calciomercato”, drejtuesit e klubit kuqezi janë të gatshëm ta ndryshojnë trajnerin e skuadrës nëse nuk arrihet ky objektiv.
Dy emra që spekulohet se janë alternativat kryesore për ta pasuar Piolin janë Maximiliano Allegri dhe trajneri i Veronas Ivan juric.