Ndeshjet e xhiros së 31 të Superligës së Kosovës sollën edhe disa rezultate mjaftë befasuese.
Ballkani e fitoi me rezultat minimal ndeshjen me Llapin duke arkëtuar tri pikë shumë të rëndësishme në luftën për titullin kampion.
Prishtina u tregua skuadër stabile dhe morti tri pikë të reja ndaj Trepçës 89’, ndërsa befasia më e madhe e kësaj jave ndodhi në sfidën ndërmjet Besës dhe Dritës e cila përfundoi me rezultat të barabartë 1-1, barazim ky i cili do të thotë shumë në rrugën e Dritës drejt titullit kampion.
Pas 31 ndeshjeve, tani lider i tabelës është Ballkani me 69 pikë. Skuadra nga Suhareka pasohet nga Prishtina në vendin e dytë me 66 pikë, kurse Drita zbret në vendin e tretë më 65 pikë.