Kukësi regjistroi një tjetër humbje në kampionat, teksa u mposht ditën e sotme me rezultatin 2-0 ndaj Teutës. Pas ndeshjes, për “Suersport”, trajneri Mirel Josa, u shpreh se skuadrës së tij i mungon personaliteti.
“Cilësi thoni ju, pasi cilësi në sulm i themi kur përfundon topi në rrjetë. Kemi problem nga krahët, pasi nuk futen në zonën kundërshtare. Nëse shikon lojën e sotme, jo për t’u justifikuar. E nisëm mirë lojën, te goli i parë, u krijua një mosmarklim. Te vizita e parë që bëri kundërshtari, na shënoi. Këto alternativat tona.
Edhe sot humbëm si të dorëzuar. Në momentin që skuadra pësoi golin e parë, ra poshtë.
Kjo është problem personaliteti, të cilin unë e kam thënë që në fillim dhe nuk e kemi. Edhe kur kemi topin në këmbë, bëjmë gabime elementare. Skuadra duhet të reagojë. Në përgjithësi, në pjesën e parë bëmë një gjuajtje me kokë nga Eze dhe pastaj ishim të vakët.”, tha Josa.