"Atalanta dhe Napoli e kanë hipotekuar vendin e dytë dhe të tretë në renditje”.
Ky është mendimi i shpreshur për Libero nga ish-drejtuesi i Juventus-it, Luciano Moggi-t në lidhje me garën për Champions League në Serinë A.
“Inter-it i mungon pak për të siguruar titullin. Ndërsa në Firence është parë një Juventus pa shpirt, pa intensitet dhe me pak thellësi”, ka vazhduar Moggi.
“Natyrisht, ky barazim e bën më të vështirë rrugën e bardhezinjve drejt Champions-it. Duke parë formën që kanë treguar ekipet, mendoj se Atalanta do të dalë e dyta, Napoli i treti, më pas do të vijë një mes Juves dhe Milan-it, të dyja në rënie të qartë".