Një nga imazhet e fundit të finales së Kupës së Ligës angleze të fituar nga Manchester City kundër Tottenham ka qenë dëshpërimi i koreanit Heung-Min Son.
Lotët e yllit të Spurs kanë bërë xhiron e interentit.
Sipas gazetes prestigjoze “Don Balon”, Son nuk ndihet i kënaqur te londinezët dhe në gjurmët e tij duket se është vënë Real Madrid.
28 vjeçari pëlqehet shumë nga Florentino Perez dhe numri një i “Los Blancos” duket se është i gatshëm të hapë portofolin për Son. Çmimi tij, gjithmonë sipas Don Balon, është 80 milionë euro.