Pochettino beson se PSG mund të përmbysë rezultatin

Futboll

Pochettino beson se PSG mund të përmbysë rezultatin

Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:49
Mauricio Pochettino

Trajneri i Paris Saint-Germain, Mauricio Pochettino, beson se skuadra e tij mund të përmbysë rezultatin në ndeshjen e kthimit

Pas ndeshjes, Pochettino në një deklaratë ka thënë se gjithçka është e mundur dhe ndeshja e kthimit do t’i sqarojë gjërat.

“Ne kemi luajtur suhmë mirë në pjesën e parë, mirëpo dështuam të shënonim në pjesën e dytë. Nuk ka nevojë për një analizë të gjatë, detajet ishin ato që vendosën ndeshjen”, ka thënë argjentinasi.

Tutje, Poch nuk komentojë asnjërin nga lojtarët e tij, por vetëm lavdëroi ata duke thënë se kanë qenë të mirë në këtë ndeshje.

“Do të përgatitemi për ndeshjen e radhës dhe besojë se mund të bëjmë diçka speciale aty”. përfundoi ai.

Ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 4 maj në “Etihad Stadium”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat