Manchester City ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Paris-Saint-Germain të zhvilluar të mërkurën në Francë.
Edhe pse kampioni i Francës ishte në epërsi, anglezët ia dolën që ta përmbysin rezultatin duke bërë një paraqitje fantastikë në pjesën e dytë dhe duke realizuar dy gola përmes Kevin De Bruyne dhe Ryad Mahrez.
Pas ndeshjes, lojtari më i mirë u vlerësua sulmuesi nga Algjeria Ryad Mahrez me notën e lartë 8.7.
Ndërsa nga radhët e PSG-së më i miri ishte Marquinhos me notën 7.0.
Këto ishin notat e lojtarëve:
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/29/auto_ajdkjkajs1619648871.jpg)